Skip to content

Rreth Nesh

Alberta Kamenica është lindur dhe rritur në Tiranë, Shqipëri. Pasi ndoqi Fakultetin e Ekonomisë, ajo punoi si gazetare, moderatore dhe aktore.

Ajo themeloi Jetëza Studios në tetor të 2020-s.

Frymëzimi pas Jetëza Studios qëndron në nocionin që të gjithë ne e “dekorojmë” veten me aksesorë që flasin për personalitetin tonë përpara se të flasim ne. Shpresojmë që me kalimin e kohës, kushdo të gjejë diçka për vete në këtë komunitet të vogël.

“Synimi im është sjell pranë jush bizhuteri të pakoha te të cilat gjeni veten, bizhuteri të përballueshme dhe cilësore. Të gjithë meritojnë të jenë dhe të duken si versioni më i mirë i vetes.”

Jetëza Studios prezanton një koleksion të ri çdo muaj.

Gjithashtu, Alberta po punon me një projekt të ri i cili do të bëhet publik së shpejti.

Njoftohuni të parët

Abonohuni në listën tonë për t’u njoftuar mbi prurjet e reja dhe uljet.