Dërgesat
Jetëza Studios dërgon në Shqipëri përmes Albanian Master Courier dhe në Kosovë përmes Intex Courier.
- Pakot me destinacion Tiranën dërgohen brenda ditës dhe transporti kushton 200 lekë.
- Pakot me destinacion Durrësin dhe Elbasanin dërgohen brenda ditës, nëse porosia është bërë para orës 13:00. Transporti në këto dy qytete kushton 250 lekë.
- Dërgesat në qytetet e tjera të Shqipërisë realizohen brenda 24 orësh nga momenti i bërjes së porosisë dhe kushtojnë 250 lekë.
- Dërgesat në gjithë Kosovën realizohen brenda 1-3 ditësh nga momenti i bërjes së porosisë dhe kushtojnë 6 euro.
Tarifa postare nuk llogaritet në çmim dhe paguhet nga klienti.
Për çdo paqartësi ose pyetje në lidhje me dërgesat na kontaktoni në jetezastudios@gmail.com ose në +355 68 843 6485.