Guida e dhuratave

Guida e dhuratave

Bizhuteritë dhe lulet janë gjithmonë dhurata të mirëpritura. Kujtdo t’ia dhuroni, të jeni të bindur se do t’i vlerësojnë shumë. Prag këtij sezoni festash, Jetëza Studios ju vjen në krah me bizhuteri të pakoha që mund t’i përdorni për të lumturuar të afërmit tuaj.Në këtë guidë dhuratash, do t’ju udhëzojmë çfarë t’i dhuroni kujt. Ne ofrojmë paketim dhurate të përfshirë në çmim, një kokëdhembje më pak për ju.
unaze kurore argjend

Për adoleshenten në jetën tuaj

The Cold Princess Ring është përzierja e duhur mes lozonjares dhe klasikes. Unaza në formën e kurorës së një princeshe është në shijet e shumë vajzave të reja dhe kombinohet shumë mirë me unaza të tjera, çfarëdolloj modeli qofshin ato.

Për mikeshën e ngushtë

Hail Ring, unaza më minimaliste dhe njëherazi e zëshme e koleksionit tonë të parë i përshtatet thuajse çdo personaliteti. Wshtë mjaftueshëm figurante e vetme, por ka më tepër peshë kur shoqërohet me një të dytë si vetja. The Hail Ring është baza e duarve të kuruara.

 

unaza me gure
unaze rreth argjend

Për vajzat me personalitet të fortë

Disa nuk e gjejnë veten te gurët e bardhë e të shkëlqyeshëm. Prandaj përfshimë në koleksion The Black Ice Ring. Simotra e Hail Ring ka të njëjtën dizenjo, me përjashtim të gurëve të zinj që rrëzëllejnë kur i godet drita. Nëse keni dikë në jetën tuaj që e shihni shpesh të veshur me të zeza, do t’i hyni më shumë në zemër me një dhuratë të menduar si kjo.

Për mamin ose vjehrrën

Si gra me rëndësi, mami dhe/ose vjehrra meritojnë unazën në krye të koleksionit tonë. The Ice Cube Ring, me gur zirkoni në prerje katrore dhe gjashtë gurë të vegjël rrethorë në secilën anë është më e çmuara dhe prandaj është dhe dhurata perfekte për figurat e përmendura më sipër.
unaze fejese
blank

Për veten

Të dhurosh do të thotë të shprehësh dashuri. Mos e lini veten pas dore në këtë ritual kaq të bukur. Përzgjidhni unazën e preferuar nga koleksioni ynë dhe mbajeni me krenari. Një dhuratë nga ju për ju, si shenjë e arritjeve dhe vështirësive të kaluara këtë vit.
Për çdo pyetje ose kërkesë, ne jemi të disponueshëm në emailin tonë [jetezastudios@gmail.com], në numrin tonë të telefonit [+355 68 843 6485] dhe në Instagram [@jetezastudios].